S’kam bërë kurrë si ju, Zaev në Tiranë në krah të Ramës, i dërgon mesazh opozitës

Kliko per me shume info

Edi Rama ka marre mbeshtetjen e nje homplogu te rajonit lidhur me mosmarreveshjen qe po kalon me opoziten. Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev iu drejtua kryeministrit Rama me fjalën “i dashur Edi” për të vijuar me “Vij këtu si mik”.

Zaev e falënderoi Shqipërinë për mbështetjen që i ka dhënë Maqedonisë së Veriut për tu integruar drejt NATO-s, ndërsa e cilësoi vitin 2019 të rëndësishëm sa i përket integrimit për të dyja vendet.

Kliko per me shume info

Zaev nuk nguroi t’i japë një mesazh edhe opozitës shqiptare duke nderhyre keshtu ne ceshtjet e brendshme te politikes shqiptare.

“Përvoja na dëshmoi se dialogu mes pushtetit dhe opozitës siguron rrugën para për shtetin, kjo është rruga nga e cila duhet të ecin para të gjitha shtetet e Ballkanit. Këtu vijmë si miq. Edhe unë kam qene në opozitë para 21 muajsh por asnjëherë s’kam treguar para vendeve të BE se jemi kundër bisedimeve me ta. Ne jemi miq të të gjithë shqiptarëve dhe dëshirojmë vetëm të mira për të gjithë ju Pas takimit me kryeministrin Rama jemi gati të thellojmë bashkëpunimin.

Në të vërtetë unë e kuptoj të gjithë opozitën kudo qoftë ajo. Obligimi i të gjithëve është shteti. Unë si mik i Shqipërisë dëshiroj më të mirat. Çdo kush ka të drejtën e protestojë në formë demokratike. Dy vendet tona miqësore është e rëndësishme që të marrin ftesën për fillim të bisedimeve me BE dhe shpresojmë të kemi sukses.”,- tha Zaev gjatë konferencës.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here