Liverpool eliminon Bayernin, Barça bën detyrën ndaj Lyonit

Sport

Trajneri Jurgen Klopp realizoi hakmarrjen ndaj Bayernit të Mynihut, pasi Liverpooli i tij triumfoi me rezultatin 1-3 në “Allianz Stadium”, duke skualifikuar jashtë Ligës së Kampionëve dhe duke vijuar vetë në fazën çerekfinale.

“The reds” zhvilluan një ndeshje të studiuar mirë, pasi i lanë qarkullimin e topit Bayernit dhe e goditën me kundërsulme të shpejta. Sadio Mane kaloi anglezët në avantazh, por bavarezët reaguan dhe rikthyen baraspeshën falë një autogoli të Joel Matip.

Në pjesën e dytë Liverpooli gjeti avantazhin me anë të mbrojtësit Virgil Van Dijk, ndërsa pak minuta më vonë ishte sërish Mane që shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për anglezët, duke vulosur fatin e takimit.

Në çerekfinale u kualifikua edhe Barcelona, që pas një barazimi pa gola në Francë, mposhti Lyonin me rezultatin e thellë 4-1 në “Camp Nou”. Lionel Messi shënoi dy herë për Barcelonën, me Pique, Coutinho e Dembele që plotësuan listën e golshënuesve, ndërsa për francezët ngushtoi diferencën përkohësisht Toussart.

ME TE LEXUARAT