Këto janë dy vendet e punës më të paguara në Shqipëri

Kliko per me shume info

Ndër punët më të paguara janë ato në një bankë apo në një shoqëri sigurimi. Sipas të dhënave të INSTAT, paga mesatare në sektorin bankar dhe atë të sigurimeve është 111.6 mijë lekë në muaj.

Kliko per me shume info

Gjatë tremujorit të katërt 2018, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar në sektorin e aktiviteteve financiare dhe të sigurimit është 113,4 % më e lartë sesa mesatarja në nivel kombëtar, ndërsa në grupsektorin e Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit është 28,6 % më e ulët.

Për një të punësuar në grup-profesionin e ligjvënësve, nëpunësve të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorëve ekzekutivë është 94,8 % më e lartë sesa mesatarja në nivel kombëtar. Në vlerë absolute, paga minimale në këtë sektor është 101.8 mijë lekë.

Grup profesioni i tretë më i paguar në vend është informacioni dhe komunikacioni me rreth 78 mijë lekë në muaj, i ndjekur nga specialistët me arsim të lartë, që marrin mesatarisht rreth 70 mijë lekë në muaj.

Më pak paguhen punonjësit në bujqësi, me 31 mijë lekë në muaj, të ndjekur nga punonjësit elementarë, po me rreth 31 mijë lekë në muaj. /Monitor

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here