Rama i prerë: Kush kalon rrethimin dhe zbret në fushë, 3 vite dënim

Sport

Në tryezën e përbashkët Qeveri FSHF Kryeministri Rama ka bërë disa propozime konkrete për ndryshime në Kodin penal në mënyrë që në stadiumet shqiptare të mos ketë në dhunë.

"Jemi mbledhur këtu si rezultat i nevojës. Aty ku ka një krizë ka një mundësi. Eshtë kjo mundësi që na jepet sot për ta parë më gjërë futbollinsi aktivitet dhe organizim dhe forcë e madhe që përfshin shoqërinë dhe edukon rininë. Do të doja që sigurisht ne të adresojmë sëbashku fenomenin e dhunës, por njëkohësisht të shfrytëzojmë këtë mundësi për të nisur një proces reformimi të thellë të futbollit, në mënyrë që ta çojmë atë më përpara.

Eshtë e padyshimtë që nëse kthejmë kokën pas, në një dekadë më parë, ndryshimet e ndodhura janë mbreslënëse. Por, e padyshimtë është dhe se nëse shohim përpara, jemi mbrapa në raport me ku mund dhe duhet të jetë futbolli. Për këtë arsye ne sot kemi ardhur këtu sebashku jo vetëm me ministrin e brendshëm, por edhe me ministren e financave, dy kryetarët e komisioneve të ligjeve të ekonomisë, komisionin parlamentar dhe zëvendës ministrat e drejtësisë dhe arsimit e sportit. Ky i fundit është përfaqësuesi i drejtpërdrejt i qeverisë në këtë porces.

Kemi ardhur këtu të hapim një diskutim. Uroj që të mund të organizohemi menjëherë me një grup të përbashkët pune dhe të ngremë disa grupe të posacme dhe t'i vëmë vetes objektiv që në një kohë të shkurtër të kthehemi në këtë tryezë me një dokument reforme të futbollit".

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Së pari, besoj se për zgjidhjen e problemit të dhunës ne kemi të gjitha mundësitë që të kemi një qasje të bazuar jo thjesht te nevoja për t'i përgjigjur emergjencës, por nevojës së bazës dhe për të hyrë në një pakt kundër dhunës.

Bazuar te njohuritë e mia të kufizuara dhe për këtë takim, besoj se pjesëmarrja e çdo sportdashësi si spektator duhet të konsiderohet me status të veçantë, që të jetë përgjegjes për veprimet e tij dhe çdo sjellje e gabuar mund të jetë nxitje për mirë ose për të keq tek të tjerët. Kjo nuk është shpikje, por gjë që vendet e tjera e kanë. Eshtë koha që policia e shtetit dhe federata të mos ia lënë topin njëra-tjetrës dhe bashkëpunojmë seriozisht.

E di që ka një pengesë aktuale ligjore lidhur me organizimin e shërbimeve policore në mjediset e brendshme, pasi ligji nuk e lejon dhe që rikthimi i policisë në stadiume do të kërkonte amendimin e këtij ligji, ashtu sikurse një vendim të posaçëm të qeverisë, por nuk është arsye për t'u fshehur pas gishtit, apo për ta parë kur tregon Hënën. Duhet ta trajtojmë bashkashirt. Eshtë e rëndësisjhme që policia të ndërhyjë, por nuk duhet të mbetemi te ajo".

"Gjithçka lidhet me cilësinë e impjanteve sportive. Ka mjaft impiante që hynë në parametrat normalë të kushteve të sigurisë. Atëherë, policia hedh topin te federata, federata e kthen te policia. Ndërkohë që duhet bashkashirt të garantojmë monitorimin me kamera të impianteve. Teknologjia na jep mundësi që me pak kosto të larta, të organizohemi dhe klubet të detyrohen që të pajisin impiantet me kamera, duke i dhënë mundësi policisë që të idenfitikojë keqbërësit në stadium dhe duke i bërë të pakthyeshme kërkesat e prokurorisë në adresë të gjykatave, me prova".

Nga ana tjetër, kur flas për status të veçantë për spektatorin, kam parasysh praktikat e huaja dhe domosdoshmërinë për të përcaktuar nivele detyrimesh dhe ndëshkimesh, duke filluar nga veprat që meritojnë gjobë. Për shembull, presidenti sapo tha një ankesë të mediave vizive, që stadiumet të mos jenë arena ku këndohet në kor "libri i shtëpisë së arbitrit apo kundërshtarit" dhe ku ajo kënga e famshme kundër kompetentit në Vlorë të mos hyjë në stadiume sa herë ka nevojë për t'u shfryrë. Të hyjë ligji dhe, në bazë të statusit të spektatorit, të merren dënimet përkatëse.

Ashtu sikundër, edhe hyrja në stadium për një afat kohe të caktuar dhe përfshirja e detyrimit që elementet që turbullojnë, të jenë në komisariat dhe jo në tribunë. Eshtë diskutuar, por jo realizuar. Futja në tapetin e gjelbër do të dënohet me 3 vjet burg. Kush kalon vijën e bardhë dhe hyn në tapetin e gjelbër është kërcënim fizik për ata që luajnë, por jo vetëm.

Kemi domosdoshmërinë që ta diskutojmë me shpejtësi dhe ta aplikojmë këtë dënim, minimumi 3 vjet. Ndërkohë që në Angli, kohë më parë, më shumë se 3 vite burg u aplikuan, për t'i dhënë dhunës atë që kërkonte dhe që ta zhdukte nga stadiumet. U zhduk dhuna dhe telat e barrierat. U kthyen stadiumet si opera dhe teatër, ku nuk i shkon ndër mend një fryme të gjallë që të kapërcejë linjën sepse shkon në burg dhe jo në shtëpi".

"Lojtarët që paguajnë 100 mijë euro, figurojnë me 300 mijë lek. Ky tetaër nuk mund të vazhdojë më. Sikur janë fasonë. Kjo hyn brenda kornizës së një gjendje që mund dhe duhet të ndryshojë. Unë e kuptoj psenë e kësaj. Le ta diskutojmë dhe ta zerojmë tatim fitimin mbi të ardhurat për të gjitha klubet, me kushtin që të deklarohen të vërtetat mbi të ardhurat e futbollistëve dhe klubet e ata lojtarë të mos jenë të detyruar të paguajnë tatim fitimin për një periudhë kohe, 5, 10 apo 7 vjet. Po e them si ide. Heqja e tatimit mbi fitimin mbase është mënyrë për të ndihmuar investimet. Asnjë klub nuk është në lartësinë e kërkesës, por do të bëjmë çmos që të mos ketë taksa ndaj atyre që investojnë dhe ndërtojnë struktura sportive"./TS/

ME TE LEXUARAT