Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

E bujshme! Zidane rikthehet në postin e trajnerit të Real Madridit

 Real Madridi ka rikthyer në krye të saj legjendën Zinedine Zidane.

“Në takimin e sotëm, e hënë, 11 mars 2019, Bordi i Drejtorëve të Real Madridit ka vendosur që t’ia ndërpresë kontratën që e lidhte Santiago Solarin me klubin si trajner të ekipit të parë dhe në të njëjtën kohë, Real Madridi i ka ofruar që të vazhdojë të jetë pjesë e klubit”.

 “Real Madridi e vlerëson punën e bërë nga Santiago Solari dhe përkushtimin dhe besnikërinë që e ka treguar gjithmonë ndaj kësaj shtëpie”.

“Bordi i Drejtorëve po ashtu ka arritur marrëveshje për caktimin e  Zinedine Zidane si trajner të ri të Real Madridit deri më 30 qershor 2022”. /Lajmifundit.al

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet