Lëkundet avioni i Turkish Airlines, 29 pasagjerë përfundojnë në spital

Bota

29 pasagjerë moren trajtim mjekësor për shkak të turbulencave gjatë një fluturimit të avionit të "Turkish Airlines" drejt aeroportit ndërkombëtar "John F Kennedy" në SHBA.

Zëdhënësi i aeroportit, Steve Coleman tha se katër pasagjerë u dërguan në spital pasi avioni u ul të shtunën rreth orës 5.35.

Një prej pasagjereve mesohet se kishte një këmbë të thyer dhe të tjerët pësuan lëndime, plagë dhe prerje.

Coleman tha se shumica e udhëtarëve janë trajtuar brenda aeroportit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Departamenti zjarrfikës i qytetit të Nju Jorkut tha në Twitter, se të gjithë të plagosurit, dy prej të cilëve fëmijë, kishin pësuar lëndime jo të rrezikshme për jetën.

https://videos.dailymail.co.uk/video/mol/2019/03/10/6820951428041128866/1024x576_MP4_6820951428041128866.mp4

ME TE LEXUARAT