UEFA ndryshon rregullat për Champions, ja çfarë do të ndodhë me 15 Mars

Kliko per me shume info

UEFA ka vendosur të ndryshojë rregullat dhe të vendosë disa të tjera për shortin e Champions League.

Sic ndodh zakonisht, në çerekfinale shorti është i lirë kështu që nuk përjashtohen përballjet mes ekipeve të të njëjtit shtet.

Kliko per me shume info


Risia është se skuadrat që do të mund të kalojnë në gjysmëfinale do ta mësojnë që në shortin e çerekfinaleve skuadrën me të cilën mund të përballen, që do të thotë se në ceremoninë e 15 marsit nuk do të ketë short edhe për gjysmëfinalen.

Herën e fundit që është zbatuar një sistem i tillë në shortin e çerekfinaleve të Ligës së Kampioneve ka qenë në sezonin 2010/11 kur triumfoi Barcelona që në finalen e Ëembley mundi Manchester United.

Në 15 mars do të hidhet një short për finalen që do të luhet ne 1 qershor në Ëanda Metropolitano për të përcaktuar skuadrën që do të jetë pritëse. Tashmë janë mësuar emrat e 4 skuadrave të para çerekfinaliste, Ajax, Manchester United, Porto e Tottenham.

Katër çerekfinalistet e tjera do të dalin nga ndeshjet e javës së ardhshme; Juventus-Atletico, Manchester City-Schalke, Barcelona-Lyon dhe Bayern-Liverpool. Ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampioneve do të luhen në 9-10 prill e 16-17 prill, ndërsa ato gjysmëfinale në 30 prill-1 maj e 7-8 maj.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here