Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

David Hale thirrje Kosovës dhe Serbisë: Ndalni provokimet!

Nënsekretarit amerikan i Shtetit për Çështje Politike, David Hale u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë të ndalin provokimet dhe të rivendosin dialogun.

Ndërkaq nga autoritetet në Prishtinë, ai kërkoi po ashtu të heqin tarifën ndaj mallrave serbe.

loading...

Rekomandojme

“Shtetet e Bashkuara bëjnë thirrje për heqjen e tarifës, ndaljen e provokimeve të dyanshme dhe vazhdim të dialogut. Shtetet e Bashkuara vlerësojnë partneritetin me Serbinë dhe dëshirojnë të ndërtojnë raporte edhe më të fuqishme”, thuhet në një njoftim të publikuar në Twitter nga ana e Ambasadës së SHBA-së në Beograd, pas takimit të presidentit serb, Alaksandar Vuçiq me zyrtarin e lartë amerikan, David Hale.

Gjatë takimit, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i tha nënsekretarit amerikan të Shtetit, se Serbia “në një afat relativisht të shkurtër kohor do të ndërmarrë masa përmes të cilave do të reagojë ndaj mospërmbushjes së obligimeve nga marrëveshja e Brukselit, vendosjes së tarifës ndal mallrave serbe dhe ndërprerjes së dialogut me Serbinë nga ana e Prishtinës”.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikatë nga zyra e presidentit serb Aleksandar Vuçiq pas takimit me zyrtarin e lartë amerikan, i cili ka filluar një vizitë dy ditore në Beograd dhe Prishtinë, në përpjekje për të shtyrë përpara rifillimin e dialogut për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet