5 mënyrat më efikase se si të shpreni dashurinë

Soft

Të ruash një marrëdhënie dashurie është mjaft e vështirë për shkak të shumë elementëve që kanë të bëjnë si me tipologjinë e partnerëve ashtu edhe me faktorë të jashtëm. Sipas ekspertit Gary Chapman ka 5 mënyra se si njerëzit të kuptojnë dashurinë dhe e trasmetojnë atë.

1-Shprehje inkurajuese

Është mirë që në në lidhje të përdoren sa më shumë fjalë inkurajuese dhe vlerësuese për partnerin. Komplimentet dhe shprehjet motivuese ndikojnë shumë në një marrëdhënie.

2-Koha cilësore

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Me shumë rëndësi padyshim është edhe koha e kaluar në mënyrë cilësore me partnerin. Mund të qëndroni duke folur për gjërat që ju shqetësojnë, në vend që të shikoni televizor.

3-Dhuratat

Të këmbeni dhurata me njëri-tjetrin, jo doemos të shtrenja, por që tregojë përkushtimin dhe afeksionin që keni për t’u kujdesur për njëri-tjetrin.

4-Ndihma

Do ishte mirë që në çastin kur partneri është në vështirësi, ta ndihmonit duke dalë ndoshta nga rutina e punëve apo gjërave që bëni.

5-Kontakti fizik

Nuk ka të bëjë vetëm me seksin, por kontakti fizik ka të bëjë me shtrëngimin e duarve me njëri-tjetrin, një përqafim apo një puthje.

ME TE LEXUARAT