Lajmi Fundit
Lajmi Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Zgjedhjet në KMSH, Bujar Spahiu kryetar i ri i Komunitetit Musliman Shqiptar

Bujar Spahiu eshte zgjedhur kryetar i ri i Komunitetit Musliman Shqiptar. Pas perfundimit te procesit te votimit, filloi numerimi i votave dhe Spahiu ka marre mbeshtetjen me te madhe nga tre kandidatet.

Spahiu ka qene deri tani nenkryetar i Komunitetit. Ne zgjedhje ai mori me 59 vota.

Në garë ishin myftiu i Tiranës Ylli Gurra që mori 26 vota dhe myftiu i Lushnjës Gramoz Blliku, i cili mori 2 vota.

Bujar Spahiu është kryetari i 10 i komunitetit Mysliman të Shqipërisë, ndërsa u shpreh pas fitores se ndihet i nderuar, por edhe i vendosur para sfidave.

“Më keni nderuar e më keni vënë përpara vështirësisë. I lutem Zotit të jem i drejtë në këtë detyrë të vështirë. Lutuni Zotit që të ma bëjë më të lehtë këtë barrë. KMSH në lidershipin tim do ruajë traditën e paraardhësve”- tha ai.

Skënder Bruçaj u tërhoq nga gara për një mandat të dytë 5-vjecar në krye të KMSH. Gjithashtu edhe Myftiu i Kukësit Islam Hoxha u tërheq nga gara.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.