Rektori i Kamzës: Qava dhe mendova vajzën time, kur studentet më treguan për ngacmimet seksuale!

Aktualitet

Me një urdhër të rektorit Bahri Musabelli, gjashtë pedagogë të Universitetit Bujqësor të Tiranës janë shkarkuar nga detyra. Ky vendim ekstrem është bërë i ditur nga vetë rektori i në një intervistë për “Shekulli”, ku tregon edhe motivet e pushimeve nga puna që nisin me mitmarrje, paaftësi dhe më e rënda edhe për ngacmime seksuale.

“Më vjen keq ta them, por nuk kam pse e fsheh, deri më tani kam firmosur pesë urdhra dhe një do e bëjë nesër (sot). Kryesisht me bazën e indiceve që kam pasur nga studentët, të cilët kanë denoncuar për ngacmime seksuale, për shitje tekstesh me detyrim, mit-marrje dhe ngacmime seksuale vajzash. Këto raste nuk mund t’i lija pezull. Kam pasur raste kur studentët janë ankuar për pedagogë të paaftë dhe për shitjen e librave, të cilët nuk u kanë shërbyer atyre”, thotë rektori Musabelliu.


Rektori është ndalur edhe të rasti i ngacmimit seksual, kur thotë se ka nisur të qajë pasi ka mësuar në zyrë nga disa vajza studentet për sjelljen e një pedagogut, të cilit nuk ai nuk ja publikon emrin për arsye etike.

“Mua nuk më kishte ndodhur asnjëherë të më vinin në zyrë studentët dhe të më tregonin se çfarë bëjnë pedagogët. Dy vajza dhe një djalë, nga Mjekësia Veterinare kur me treguan për ngacmimet seksuale të një pedagogu dhe u pohua nga të tre. Nisa të qaja kur më erdhën në zyrë. Kam qarë dhe e vetmja gjë që kam menduar në ato momente, ka qenë vajza ime. Nuk jam ndjerë asnjëherë më keq, gjatë gjithë jetës sime. I inkurajoj ato vajza që guxuan të thonë të vërtetën. Madje unë në telefonin tim kam bisedat, që studentet kanë komunikuar me njëra-tjetrën në lidhje me këtë ngjarje”, tha Musabelliu.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për këtë ngjarje të rëndë ai thotë se ka njoftuar në kohë, edhe Ministrinë e Arsimit.

ME TE LEXUARAT