Berisha: Porti i Durrësit, arenë e bandave të Avdylëve, Çekiçëve

Aktualitet

“Porti i Durrësit në dorën e bandave të Avdylëve, Çekiçëve, arenë e të gjitha trafiqeve kriminale! Lexoni denoncimin e punonjësit dixhital.” – Ky është denoncimi më i fundit që bëhet nga ish-kryeministri Sali Berisha në rrjetet sociale, referuar mesazhit të një punonjësit të Portit të Durrësit; mesazhi tregon se Porti është marrë në duar nga bandat dhe gangsterrët për trafiqet e tyre të karburanteve dhe drogës. Ja mesazhi i plotë:

Doktor Berisha.


Me sinqeritetin më të madh, të betohem që nuk mendoja të të shkruaja ndonjëherë si simpatizant i së majtës që jam, por mora shkas nga denoncimi që bëtë ditë më parë për kolegët e mi, që u dhunuan në Port.

Jam pjesë e “security” të Portit e sinqerisht aty është bërë të ikësh me vrap, se çdo gjë e kanë marrë në dorë bandat.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ne duhet të mbyllim sytë e mos të flasim, se hamë ndonjë tytë pistolete kokës. Kanë zaptuar çdo gjë.

Në bashkëpunim me këtë drejtorin nxjerrin gjithë natën, naftë kondrabandë nga anijet e ne duhet të heshtim.

Ka zaptuar gjithë atë territor në mes të Portit, ky grup kriminal e do bëjë dhe karburant aty që të marrin naftën.

Kanë dhe grupet e veta që kanë kontratë me Portin për të ngarkuar dhe shkarkuar anijet.

Dhe pse i kanë mbi 2 miljonë euro borxh Portit e prapë lejohen me punu, se ndryshe ha pistoletë kokës e janë po ata që ngarkojnë e shkarkojnë dhe mallin e drogën që vjen e ikën.

Nuk di çfarë bën Kontrolli i Shtetit e si nuk i kap njeri me 2 miljonë euro borxh që kanë Mond Çekiçi me shokë, grupi i Vangjushit e Avdylajve.

Nuk punojmë dot më, po çfarë t’i bëjmë halleve e kalamanjve se çfarë nuk na shohin sytë. Banda, gangsterra në zaptim total të Portit të Durrësit.

Ty të ruajt Zoti e na ndihmo me këta alabakë, se në hall të madh jemi se këto janë palë me drejtorin e bëjnë gjithë punët e pista.

I verifikon kollaj fare dhe për terrenin që kanë zënë dhe për borxhet që kanë dhe për kontrabandën që bëjnë me drejtorin.

ME TE LEXUARAT