Zbuloni ‘dhuratën’ që Shqipëria do t’i bëjë Maqedonisë më 14 shkurt

Kosovë&Rajon

Kuvendi i Shqipërisë pritet të ratifikojë seancën e së enjtes protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi pas takimit me të ngarkuarin me punë të Maqedonisë në Tiranë tha se Shqipëria ashtu siç ka premtuar do të jetë ndër vendet e para që do të ratifikojnë Protokollin.

“Data e parë e mundshme për këtë ratifikim është seanca e javës së ardhshme, 14 shkurt. Pavarësisht klimës politike ndonjëherë të polarizuar në Shqipëri, të gjitha grupet politike në Kuvend kanë shprehur vullnetin politik pozitiv për ratifikimin e Protokollit për Anëtarësimn e Maqedonisë së Veriut në NATO” ka shtuar Ruçi

ME TE LEXUARAT