WhatsApp sjell ndryshimin drastik për grupet që ju acarojnë me mesazhe

Teknologji

Është gati e pamundur që të mos jesh të paktën në një grup në WhatsApp, të hapur fillimisht për një çështje të caktuar, për të cilën nuk shkruhet kurrë. Mesazhe, mesazhe, mesazhe pafund, që sado t’i kesh bërë mute, sërish janë aty. Të dalesh nga grupi një orë e më parë? Hmm, bëhet, por ngjani si të pasjellshëm. Megjithatë pritet një ndryshim i rëndësishëm.

WhatsApp po punon mbi një veçori që do ta bëjë më të lehtë për përdoruesit kontrollin e grupeve. Pra, do të jemi ne ata që do të vendosim nëse duam të jemi pjesë e një grupi apo jo.

Ndryshimi do të vendoset tek “Privacy” (Privatësia): Settings > Account > Privacy > Groups.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Opsioni Groups i lejon përdoruesit të zgjedhin midis:

  • Everyone, pra lejon këdo që ta shtojë nëpër grupe;
  • My Contacts, pra vetëm personat që janë tek lista e kontakteve;
  • Nobody, që nuk bllokon shtimin në grupe, por mundëson që administratorët të dërgojnë më parë një ftesë. Ftesa skadon brenda 72 orëve shkruan anabel.

Ky ndryshim është ende në fazën e testimit dhe së shpejti do të aplikohet te sistemet iOS dhe Android.

ME TE LEXUARAT