Tatimet: Kujdes, mos kryeni shitblerje me këto subjekte, dënoheni

0

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi tatimpaguesit se çdo ditë publikohet në faqen e saj zyrtare lista e përditësuar e subjekteve pasive, si dhe e fermerëve aktivë.

Lista e subjekteve pasive publikohet me qëllim që palët e treta, të vihen në dijeni për të mos kryer transaksione shitje/ blerje me subjekte të cilët janë pjesë e regjistrit pasiv, pasi bazuar në ndryshimet e fundit të Paketes fiskale 2019, konsiderohet shkelje administrative çdo transaksion i kryer me subjekte me statusin pasiv.

Kliko per me shume info


Konkretisht në nenin 44, pika 7, të ligjit nr.9920 datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore”, i ndryshuar : “Çdo transaksion i kryer nga tatimpaguesit, persona fizikë apo juridikë, tregtarë, që janë në regjistrin pasiv, konsiderohet shkelje administrative dhe dënohet si më poshtë:

për shitësin, i cili është në regjistrin pasiv, bëhet vlerësim tatimor dhe dënim, në përputhje me nenin 116 të këtij ligji;

për blerësin, vlerësim tatimor për mosnjohjen e TVSH-së së zbritshme dhe të shpenzimit.

Çdo transaksion i kryer nga tatimpaguesit aktivë, persona fizikë apo juridikë tregtarë, me tatimpaguesit që janë në regjistrin pasiv, konsiderohet shkelje administrative dhe dënohet si më poshtë:

shitësi aktiv, në përputhje me pikën 2, të nenit 128, të këtij ligji. Ky dënim nuk aplikohet në rastet kur, për arsye teknike, lista e tatimpaguesve në regjistrin pasiv nuk është përditësuar nga administrata tatimore;

blerësi në regjistrin pasiv, me vlerësim tatimor të detyrimit dhe dënim, në përputhje me nenin 116 të këtij ligji”.

Lista e subjekteve pasive gjendet duke klikuar linkun: https://bit.ly/2ziZyI6

Tatimpaguesit mund të konsultojnë edhe listën e fermerëve aktivë për të verifikuar statusin e tyre, për çdo transaksion që mund të kryhet me këto subjekte. Lista publikohet me qëllim për t’iu ardhur në ndihmë grumbulluesve të produkteve bujqësore dhe blegtorale, pasi nuk lejohet që të lëshohen fatura tatimore për fermerët që nuk janë aktivë.

Lista e fermerëve aktivë gjendet duke klikuar linkun: https://bit.ly/2L3No7C

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.