Muzika shqiptare në zi! Ndërron jetë tekstshkruesi i njohur

0

Mbrëmjen e kaluar në Prishtinë ka ndërruar jetë Hivzi Krasniqi, një prej tekstshkruesve dhe gazetarëve më të njohur kosovarë.

Raportohet se Krasniqi u nda nga jeta si pasojë e një sëmundje të rëndë.

Kliko per me shume info

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur këngëtari i muzikës popullore Ramadan Krasniqi, i cili e ka pasur mik prej kohësh të ndjerin: “Lamtumirë mjeshtër. Njeriu dhe miku im i jetës Hivzi Krasniqi, do të jetosh në dhjetëra hite këngësh. U prefsh në paqe shpirt i bardhë! Nuk kam koment!”

Përveçse tekstshkrues dhe gazetar, Hivzi Krasniqi ishte pioner i radio-gazetarisë shqiptare. Ai ka punuar në “Radio Televizionin e Kosovës” për disa vite me radhë.

Ishte autor i pothuajse 1000 teksteve të këngëve shqipe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.