Genci e ka propozuar Enin si në filma dhe ajo mendonte se...

Showbiz

Genc Prelvukaj ka bërë publik momentin më të bukur kur i ka propozuar partneres së tij Eni Koçi.

Sipas reperit, gjithçka ka qenë e mirëmenduar për t’u dukur sikur këngëtarja do të bënte një photoshooting, por jo.

Teksa Eni mbërriti në mesin e qirinjve të ndezur romantikë, Genci iu afrua për t’iu ulur në gjunjë dhe për ta propozuar me unazën në dorë.

Ky moment i Gencit me “të bukurën” e tij ka ndodhur në Plavë në nëntor të 2018-s, pra rreth 3 muaj më parë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Momenti më i bukur, në Plavën e bukur, me të bukurën time. 03.11.2018 ? @enikociiii po mendonte se skena u ndërtua për photoshooting”, shkruan reperi.

Pra me sa kuptuam, Genci dhe Eni qenkan fejuar në fshehtësi dhe reperi ka rrëmbyer jo vetëm zemrën e këngëtares por edhe atë të familjes së saj.

Pak kohë më parë Greta Koçi u shpreh se ka raporte të shkëlqyera me Gencin:

“Jo vetëm unë, edhe prindërit e duan shumë, edhe ai po shumë. Kam qenë që në fillim pro lidhjes, e kam dashur gjithmonë. Ai është shumë i edukuar, I dashur. Jam e lumtur për ta dhe uroj: U PLAKSHI BASHKË’.

ME TE LEXUARAT