Gazeta e Nikoll Lesit: Të enjten përplasja e madhe, Rama tërhiqet zvarrë

0

Opozita është përgatitur për një protestë tjetër ditën e enjte para Kuvendit, e cila sipas një editoriali të botuar në gazetën “Koha Jonë” të Nikollë Lesit do të jetë mjaft intensive dhe Ramën nuk do të ketë kush ta shpëtojë.

“Do jetë demonstratë e udhëhequr nga PD-LSI e partitë e tjera të opozitës dhe do jetë fatale për qeverinë. Nuk do kursehet më asgjë ditën e enjte.

Kliko per me shume info

Demonstratat e Parisit do jenë lule në krahasim me atë që do të ndodhë ditën e enjte para kryeministrisë dhe te parlamenti. Kryeministria nuk do ketë fatin e së shtunës, por më keq, ndërsa salla e parlamentit do jetë arenë, ku as Garda me gjithë forcat speciale nuk e shpëtojnë qeverinë. Opozita do të bëjë thirrje për futjen e popullit në parlament.

Kjo thuhet në dy selitë e PD dhe LSI. Lulzim Basha tha se Edi Rama do tërhiqet zvarrë, kurse Luan Rama, një prej ikonave të LSI, ka deklaruar se asgjë nuk e shpëton më kryeministrin e krimit. Petrit Vasili mbetet më radikal për të enjten.

Edi Rama ka një zgjidhje; dorëheqje dhe krjimin e një qeveri tranzitore për zgjedhje e cila duhet të drejtohet nga një i majtë, por që palët të jenë dakort për emrin.”, shkruhet në Editorial.

Opozita ka vendosur të djegë mandatet tashmë duke shkuar në një përplasje të fortë politike në vend.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.