EMRI/ Arrestohet në mesnatë protestuesi në Malësi të Madhe

Aktualitet

Policia e Shtetit po vazhdon “gjuetinë” e protestuesve, që u ngritën në një revoltë të fuqishme më 16 shkurt kundër qeverisë, përpara Kryeministrisë.

Një nga “viktimat”edhe David Linadi nga Malësia e Madhe, të ciit iu vunë prangat jo më larg se mbrëmjen e djeshme, natën vonë, në shtëpinë e tij.  

Policia i është referuar fotografive të shumta të marra gjatë protestës dhe me to në dorë po ndjek protestuesit qytet më qytet e fshat më fshat ku ata jetojnë.

David Linadi është një prej tyre, i cili jo vetëm protestoi, por dhe ndihmoi ata qytetarët si ai, që iu zu fryma nga gazi lotsjellës. Por, pavarësisht se kjo dëshmohet me foto, Linadi sot gjendet në qeli.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka komentuar këtë ngjarje me indinjatë. Në profilin e tij në Fb, Berisha shkruan:“Kriminelët me uniformë hakmerren sepse ndihmoi një qytetar të lënduar në protestë” dhe publikon, denoncimin e ardhur nga Malësia e Madhe, ilustruar edhe me fotografi.

Përshëndetje Sali Berisha.

Një ngjarje e ndodhur mbrëmë rreth orës 11 të natës në Malësi të Madhe. Policia ka ardhur në banesën e David Linadit, ka hyrë me forcë, ka arrestuar qytetarin David Linadi.  Arsyeja është se ka ndihmuar një qytetar të Tiranës që ishte asfiksuar dje në protestën e Partisë Demokratike.

Na ndihmoni me këtë lajm shumë të keq që i ka ndodhur familjes Linadi në Malësi të Madhe. Ky që po shikoni me xhaketë të zezë është David Linadi që po ndihmon, i ka ardhur në ndihmë qytetarit për t’i shpëtuar jetën. 

ME TE LEXUARAT