Drini Zeqo tregon përse nuk është martuar

1

Drini Zeqo shumë rrallë është bërë pjesë e faqeve rozë për romancat e tij.

Një ndër figurat publike të televizionit shqiptar, është treguar gjithnjë i kujdesshëm, pavarësisht interesit të madh që ka ndaj tij.

Kliko per me shume info

I ftuar në “Mos i Fol Shoferit” në Ora News ai la të nënkuptohej se është ende beqar.

Kur moderatorja e pyeti nëse puna me orare të zgjatura e lë pa jetë sociale, 36-vjeçari tha:

“Të lë. Më ka lënë pa martuar.”

Në shtator të 2018-s ishte hera e fundit që Drini u përfol për një lidhje me një vajzë mjaft simpatike.

Spikeri i lajmeve të “Tv Klan” Drini Zeqo, u kap mat në plazh me një femër misterioze (lexo këtu).

Gazetari thuhej se kishte kaluar fundjavën në Dhërmi me vajzën me bikini dhe trup elegant.

Nuk e dimë nëse dyshja është në një lidhje, e megjithatë moderatori e mohoi disi kur tha mbrëmë puna të lë pa martuar.

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.