Arjan Cani nxjerr sekretin: “Edi Paloka ka qenë i rrethuar nga super femra”

0

Aktualiteti politik ishte një nga temat e emisionit “Zonë e Lirë” në Tv Klan. Në qendër të vëmendjes këtë të enjtje në Parlament u vu deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, i cili i hodhi bojë në fytyrë kryeministrit Edi Rama.

Lajmi bëri xhiron e mediave shqiptare dhe atyre ndërkombëtare po ashtu. E teksa drejtuesi i emisionit diskutonte me të ftuarit e tij Arjan Curi dhe Robert Rakipllari për veprimin e Palokës, Arian Çani tregoi se e njihte deputetin që kur ka qenë në shkollë të mesme dhe sipas tij ai ka patur shumë sukses me femrat.

Kliko per me shume info

“Me Palokën jam njohur që kur isha në vit të tretë në shkollë të mesme kur shkoja në Borsh me pushime me prindërit, u njohëm rastësisht. Mbaj mend në atë kohë se ai ka qenë tmerrësisht i rrethuar nga super femra, shpeshherë bëhesha dhe xheloz.

Mesa duket, femrat vdisnin për atë ‘thhh’ e Palokës, kështu që kjo nuk është një pikë e dobët e tij. “Një, është i bukur dhe dy, ka atë gjënë tek i folura”, thoshnin femrat, ndërsa Rama e tall”, tha Çani

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.