“20 mijë dollarë për 1 leje ndërtimi”, Kokëdhima tregon sherrin me Ramën

Politikë

Gjatë intervistës në emisionin “A Show” Koço Kokëdhima nuk i shpëtoi provokimeve të vogla të Adi Krastës.

Ky i fundit donte të dinte nëse ishte në dijeni ish-deputeti socialist për gjëra që mund ta dëmtonin kryeministrin? Por Kokëdhima tregoi vetëm një episod, të cilin siç tha e kishte dëgjuar nga Preç Zogaj.

“Një gazetar i shquar i Shqipërisë, Preç Zogaj kohë më parë më tha që i kishte thënë një biznesmen, një burrë i nderuar, një ndërtues se i kishin kërkuar 20 mijë dollarë për një leje ndërtimi diku në Kombinat. Si ka mundësi i thashë? Shkova dhe e bëra problem tek Rama dhe Gonxhe.
Si ka mundësi i thashë që ndodhi kjo? Ai Blendi Gonxhe nuk e pranoi ketë fakt. S’kam pas ndonjë informacion tjetër sensitiv që mund ta ndaj me ju”,- tregoi Kokëdhima.

ME TE LEXUARAT