Policia rrethon kryeministrinë, ja kush është oficeri që udhëheq aksionin

Aktualitet

Policia e shtetit ka rrethyar kryeministrinë pak minuta para protestës së opozitës në bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Forcat RENEA kanë hyrë brenda kryeministrisë ku në tarracë janë vendosur snajperët.

Pas kryeninistrisë ndërkaq ka efektiva të shumtë të FNSH dhe reparteve të tjera të policisë.

Vendosjen taktike të efektivave të policisë së shtetit e ka bërë Sokol Bizhga, një nga krerët e hetimit në policinë e shtetit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai eshte pare qe ne oret e para te mengjesit teksa ben ndarjen e efektivave sipas reparteve dhe detyrave qe kane duke percjelle personalisht oficeret e RENEA-s qe hyjne ne kryeministri si dhe duke u dhene porosite e rastit.

Nje tjeter fakt eshte se policia ka rrethuar kryeministrine pasi ne disa ane te godines se qeverise jane vendosur edhe siperfaqe rrethimi me tela. /lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT