Skandali! Ngacmoi studenten, merret në pyetje efektivi në Shkodër

Aktualitet

Pak minuta pas ish-kryeministri Sali Berisha publikoi denoncimin e një studenti që tregonte për një tentativë përdhunimi në fakultetin Juridik të Shkodrës, mësohet se efektivi i policisë i forcave të FNSH-së është marrë në pyetje nga SHÇBA.

Burime nga policia e Shkodrës bënë me dije se efektivi po jep deklaratën e tij për rastin, duke mohuar se ka tentuar të dhunojë apo abuzojë me studenten.

Sipas të njëjtave burime, efektivi i FNSH-së ka deklaruar se e pëlqente vajzën, studente e juridikut dhe ia ka shprehur këtë gjë. Por kur ajo e ka refuzuar e ka kapur për krahu dhe vajza është trembur për shkak të armës së shërbimit që mbante efektivit. Mësohet se bëhet fjalë për një punonjës policie të moshës rreth 25-26 vjeç.

Denoncuesi që dërgoi mesazhin tek ish-kryeministri Berisha shkruante se një punonjës policie, efektiv i FNSH-së i veshur civil ka ngacmuar vajzat e fakultetit juridik dhe njërën ka tentuar ta përdhunojë por është kapur në kohë nga studentët që e kanë mbyllur në banjë.

ME TE LEXUARAT