Lleshaj vizitë blic në Shkodër, zhduket denoncuesja e policit që ngacmoi 15-vjecaren

Ministri i Brendshem Sander Lleshaj ka qendruar diten e sotme ne Shkoder, nje dite pas arrestimit te policit te Malesise se Madhe per abuzim seksual e ngacmime ndaj vajzes 15-vjecare. Ministri shprehu shqetesimin pasi sipas tij ende nuk po gjendet kush ka qene denoncuesi apo denoncuesja e efektivit te policise.

Prononcim për gazetarët i Ministrit Lleshaj pas një vizite në Bashkinë e Malësisë së Madhe:

Kliko per me shume info

Pyetje: Z.Ministër, keni thënë që fytyra e policëve do jetë fytyra juaj. Kështu ju kemi dëgjuar?

Ministri Lleshaj: Fytyra e policëve është fytyra ime dhe e juaja, e gjithë shoqërisë sonë. Policët na përfaqësojnë ne të gjithëve.

Pyetje: Ju përfaqëson ai polic?
Ministri Lleshaj: Cili polic?

Pyetje: Polici për të cilin ka një videoskandal…

Ministri Lleshaj: Ai është i arrestuar nga Policia e Shtetit, që mbrëmë.

Pyetje: Është thënë që i janë drejtuar komisariatit të Shkodrës dhe atij të Malësisë së Madhe dhe nuk i është pranuar denoncimi i familjes?

Ministri Lleshaj: Kjo nuk është e vërtetë, Policia e Shtetit po kërkon që mbrëmë, gjithë organet e Policisë dhe të shtetit po kërkojnë denoncuesin, i cili nuk gjendet. Kjo është pyetja kryesore që duhet të keni ju dhe ne bashkë. Sot pyetja themelore që kemi të gjithë ne është – kush është denoncuesi!

Pyetje: Pse mbahet i arrestuar atëherë nëse nuk ka një denoncues?

Ministri Lleshaj: Sepse duhet të parandalojmë çdo mundësi intimidimi të një denoncuesi potencial. Fakti që nuk kemi një denoncues është pyetja më e madhe të cilën ne do ta sqarojmë shumë shpejt.
Faleminderit!

loading...