Kush është ‘koka’ e politikës që bllokon integrimin e Shqipërisë në BE

Aktualitet

Pas vendimit të Dritan Dajtit, Rama ka korrur suksesin e radhës me anë të Saimir Tahirit. Ky është vlerësimi i dhënë nga ana e ish-kryeministrit Berisha, pasi Gjykata për Krime të Rënda pranoi kërkesën e ish-ministrit të Brendshëm.

Ajo i ka vendosur kohë Prokurorisë deri më 10 mars, për të vendosur përfundimisht nëse do kalojë në gjykim, apo do të mbyllen hetimet.

Berisha shkruan në Facebook se me shfaqjen e Tahirit në skenë, vjen edhe një goditje tjetër për hapjen e negociatave. Ai citon më tej se ky vendim përbën një goditje të rëndë dhe fatale për mundesinë e hapjes së negociatave me BE-në.

Berisha: Nje goditje tjeter e rende e procesit te hapjes se negociatave!

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Te dashur miq, pas vendimit per heqjen e kater denimeve me vdekje mikut te vet, serial killerit Dritan Dajti, krimi dhe kryekreu i meduzes Edvini korren nje fitore te re, bllokimin e hetimit te plote te Sajmir Droges, njeriut qe ne postin e ministrit te brendshem i dha makinen ne pronesi te tij dhe targe ministrore per trafik droge, jashte çdo kontrolli policor, bandes se Habilajve dhe qe mbushi se bashku me Ramen Shqiperine me kanabis dhe krijuan narkoshtetin shqiptar.

Por ky vendim perben nje goditje te rende dhe fatale per mundesine e hapjes se negociatave me Bashkimin Europian.

Bllokimi i arrestimit te Saimir Tahirit nga Rama ne parlament ishte nje nga shkaqet me madhore te mos hapjes se negociatave me BE vitin e kaluar.

Hetimi i plote i çeshtjes Tahiri mbeti nje kusht i pandryshueshem nga disa vende anetare per te pranuar hapjen e negociatave me Shqiperine.

Por ne kundershtim flagrant me kete kerkese, Edvini urdheroi dje bllokimin e hetimit te metejshem te Sajmir Droges duke deshmuar se ai eshte skllav i Tahirit dhe se interesat dhe lidhjet e tij me krimin qendrojne mbi çdo gje tjeter per te.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt kriminal, ju bej thirrje shqiptareve te marrin ne dore fatet e integrimit tyre ne BE dhe te hedhin sa me pare kalbesiren qe po i bllokon ata! sb

ME TE LEXUARAT