I mori jetën gruas, fqinjët: Ishin njerëz të mirë

Aktualitet


Fqinjët e gardistit Alket Arapaj, i cili vrau gruan e tij janë shprehur të habitur nga lajm që dëgjuan në mëngjes. Sipas tyre, ata kanë qenë një familje shumë e mirë. Ndërsa thonë se nuk kanë dëgjuar asnjë të shtënë.

"Asnjë të shtënë nuk kam dëgjuar. Ishte familje e rregullt". 

"Kur e morëm vesh tani kemi mbetur pa fjalë. Kanë vite që jetojnë edhe këta"

Pas ngjarjes së rëndë që tronditi kryeqytetin mëngjesin e sotëm, ku Alket Arapi 44-vjeç, punonjës në Gardën e Republikës vrau me armë zjarri gruan e tij Ervilma Seferi 36 vjeçe, ka folur per mediat edhe një fqinje tjetër e çiftit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

 “S’na vajti mendja kurrë, kur morëm vesh nuk na vajti mendja kurrë. E ëma dhe i ati i djalit janë në Itali. Tani ka ndodhur kjo gjë, nuk e di. Ky djali shkonte në punë. Kishin një vajzë 3 vjeçe, që mezi e bënë dhe atë. Më vjen keq shumë!”– shprehet një nga fqinjët e habitur.

“Familje e mirë, kanë kaq shumë vite këtu. Ai vetë, shumë i mirë. Si e shoqja, ishin njerëz shumë të mirë. Jemi habitur! Asnjëherë nuk kemi dëgjuar konflikte. Kanë një çupkë të vogël. Po dhe ajo e mirë ishte. Nuk e di ose padashje e ka bërë! Nuk e di sesi! Nuk ka mundësi të vriste gruan! Shumë e mirë.”- shprehet ajo

ME TE LEXUARAT