I dënuar për jetë por gjykata liron Arben Frrokun

I arrestuar në Holandë, Arben Frroku i dënuar me burg për jetë në Shqipëri për vrasjen e Komisarit Dritan Lamaj nuk do të ekstradohet në Shqipëri.


Gjykata e Hagës që ka vendosur mos ekstradimin, me vendimin e saj bën të mundur që Frroku të lihet i lirë e të mos vuajë dënimin në Shqipëri.

Kliko per me shume info


Sipas gjykatës, Arben Frrokut në Shqipëri i rrezikohet jeta pasi procesi i tij ka qenë politik, pas vrasjes së komisarit Dritan Lamaj.


Më parë gjykatat e Holandës kishin vendosur që ta ekstradonin Arben Frrokun drejt Shqipërisë, por vendimi i Gjykatës së Hagës ka bllokuar të gjithë procesin.

loading...