Haradinaj tregon armikun e Kosovës: Rama dhe Thaçi…

Kosovë&Rajon

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë për “Tempora” nga Sonila Meço në Ora News, e konsideroi shefen për politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini si armike të Kosovës për shkak të ndryshimi të diskutimit për marrëveshjen Kosovë-Serbi.

Haradinaj: “Suksesi i Kosovës nuk është i lidhur me dinamikën e zonjën Mogherini, as me agjendën për dialog. Kosova ekziston. Është më vete. Askush nuk mund të më i padobishëm për Kosovën se Mogherini. Ajo ka devijuar diskutimin.

Në vend që të flitet për marrëveshje me Serbinë për njohje, ajo e ka devijuar diskutimin në territore dhe kufij. Ajo është armike e vendit tim. Kushdo qoftë, në logjikën e thjeshtë nëse unë përfaqësoj Kosovën e 17 Shkurtit 2018, Kushtetutë, territor, kufij, kushdo që hap këtë diskutim…kushdo që e hap është agresion.

Një deklarim që bëri presidenti serb, i kam dërguar letra të gjitha qarqet vendimmarrëse, përfshirë NATO-n ku kam treguar se do ta mbroj territorin e Kosovës. Këto diskutime për kufij të zonjës Mogherini i ka bërë dëm BE-së, e ka shkatërruar realisht një mundësi që ka pasur BE për një marrëveshje. E ka kthyer procesin mbrapa.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mua më vjen shumë mirë për qëndrimin e palëkundur të kancelares Merkel. Por nuk është vetëm kancelarja Merkel. Mos harro, mbi 90 për qind e vendeve të BE-së janë kundër. Për këtë kam thënë që kryeministri i Shqipërisë, Rama, Presidenti Thaçi kanë hyrë në agjendë të gabuar.”

ME TE LEXUARAT