Gjen dashurinë e jetës dhe i jep 150 mijë paund por…

Një biznesmen anglez në fushën e hidrokarbureve i kishte dhuruar 180 mijë paund një gruaje 37-vjeçare me të cilën ishte njohur në “Tinder”, aplikacion që shërben për të krijuar lidhje me persona të tjerë.

Marcel Kooter 57 vjeç kishte ndjenja për 37-vjeçaren dhe për këtë arsye i kishte transferuar në llogari shumën e parave. Ata u njohën në Shkurt të vitit 2017, por tani 57-vjeçari vjeçari ka fituar gjyqin për t’i marrë mbrapsht paratë që i kishte dhënë 37-vjeçares së quajtur Manuela Radeva.

Kliko per me shume info

Ai kishte zbuluar se ajo ishte martuar me një burrë tjetër vetëm pak javë përpara se të takoheshin. E megjithatë, 37-vjeçarja mbajti marrëdhënie prej 9 muajsh me biznesmenin, të cilit i kishte shkuar dhe në shtëpi. Biznesmeni i tha gjykatës se ai ishte mashtruar nga gruaja, i cili pohoi se Manuela i ishte prezantuar si bankiere në fushën e investimeve.

Për këtë arsye ai i kishte transferuar asaj në llogari 180 mijë funte, e cila ia kishte kërkuar si borxh për t’i investuar. Por, 57-vjeçari ri kishte zbuluar se edhe për profesionin, Manuela e kishte gënjyer. Në Gjykatë, 37-vjeçarja me origjinë nga Bullgaria pranoi se kishte qenë e martuar, por shtoi se me bashkëshortin është ndarë në mënyrë miqësore dhe jo me dokumente dhe e konsideronte veten beqare

loading...