Deklarata e fortë e Haradinaj: Në Serbi janë 3 agjentë rusë të veshur si humanitarë

Kosovë&Rajon

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë për "Tempora" nga Sonila Meço në Ora News, tha se Uashingtoni është i palëkundur për Kosovën e 17 Shkurtit.

Haradinaj: Ne kemi një komunikim shumë serioz me Uashingtonin zyrtar, me senatin, me DASH, Pentagonin komunikojmë rregullisht. Mendoj se shumë prej vendimmarrësve në Amerikë e dinë të vërtetën e Kosovës.

Presioni i tyre nuk është se ata janë lëkundur. Ata u kanë thënë presidentëve që ok, nëse keni ide shqyrtoni idetë e juaja, por ata nuk është se kanë hequr dorë nga 17 Shkurti, që është një minimum i respektimit të të drejtave të shqiptarëve në Ballkan, shkruan Ora News.

Kjo është arritje për gjithë shqiptarët dhe kjo Kosovë paraqet kufirin me Rusinë. Pra, NATO-dhe Rusia. Serbia nuk dëshiron të hyjë NATO-n tash për tash. Në Serbi operojnë rreth 3 mijë humanitarë rusë, që të gjithë janë agjentë rusë. Pra Kosova është kufiri. Ajo që i ka ndodhur Kosovës është humbja e vetëbesimit. Uashingtoni është më i vendosur për Kosovën e pavarur dhe sovrane.

ME TE LEXUARAT