Basha i vendosi afat por Rama i përgjigjet me ironi: Të jap përgjigje për 10 ditë

Kliko per me shume info

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me ironi liderit të PD, Lulzim Basha për ti dhënë zgjidhje politike situatës së krijuar në vend. Teksa ishte në Lezhë në takim me banorë, Rama u shpreh se “unë nuk ka kam dëgjuar asnjë shqiptar që thotë se nuk i takon ajo që kërkon, të gjithë thonë më takon.

Ti shiko Lulin, nuk ka fituar asnjë palë zgjedhje dhe thotë dua pushtetin. Do pushtet pa fituar zgjedhje! Edhe ai të aplikojë tek platformë “Shqipëria që duam” që të marrë përgjigje për 10 ditë. Po halli nuk është i Lulit se ia e ka në terezi, po halli është i atyre që i rrinë nga mbrapa”.

Kliko per me shume info

Sakaq, lideri i PD, Lulzim Basha gjatë turit në Pogradec u shpreh se “deri në 15 shkurt Edi Rama ka kohë ti japë zgjidhje politike krizës. Më 16 shkurt koha për fjalë ka mbaruar do të dëgjohet vetëm zëri juaj. Do të veprojë vetëm vullneti juaj dhe vullneti i qytetarëve”.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here