Arrestohet pas sherrit në fshat, policia i gjen në banesë…

Policia ka arritur të parandalojë përshkallëzimin e një konflikti të nisur për motive të dobëta në fshatin Podë, duke vërë në pranga një 43-vjeçar.

I arrestuari është shtetasi me inicialet A.Ll, të cilit i janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, kapsolla detonatore, fitil zjarrpërcjellës, si edhe municion luftarak.

Kliko per me shume info


Mbi të arrestuarin rëndon vepra penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ja njoftimi i plotë policisë:

Policia ndërhyn për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti, arreston në flagrancë një 43 vjeçar. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 43 vjeçarit, i cili ishte dhe shkaktari i konfliktit, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri, kapsolla detonatore, fitil zjarrpërcjellës, si edhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë, pas marrjes së njoftimir se në fshatin Podë, dy bashkëfshatarë po konfliktoheshin për motive të dobëta, kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Në vijim të veprimeve të tjera procedurale, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit A.LL, 43 vjeç, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale: armë zjarri tip pushkë, disa krehra për mbajtje fishekësh luftarak, kapsolla detonatore, fitil zjarrpërcjellës, fishekë armë gjahu, kapsolla për fishekë çifteje, material të dyshuar barut.

Shtetasi A.LL, u arrestua për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

loading...