5 skandalet sek*uale që "i nxinë" fytyrën qeverisë Rama

Aktualitet

Shefa komisariatesh, sekretarë deputetësh, kryetarë bashkie edhe drejtorë të Arsimit që abuzojnë seksualisht me qytetarët që u qajnë hallet. Ky fenomen e ka shoqëruar Rilindjen përgjatë qeverisjes së saj.


Rasti i djeshëm në Malësi të Madhe, ku shefi i Policisë u kap duke ngacmuar seksualisht një 15-vjeçare, nuk është rasti i vetëm gjatë ketyre 6 viteve.
Më poshtë mund të njiheni me 5 rastet më të famshme të abuzimeve seksuale nga anëtarët e Rilindjes.


Tetor 2013- Një piktor i veshur me kollare të kuqe me pika të bardha me një buzëqeshje që s’i ndahej nga portreti, i tha opozitës: “S’keni parë gjë akoma”.
Shefa komisariatesh, sekretarë deputetësh, kryetarë bashkie edhe drejtorë të Arsimit, këto janë ‘storiet’ e styre abuzive me postin, shkruan Dosja.al

Ernest Paluka, shefi i Komisariatit të Velipojës ngacmon emigranten që denoncoi dhunën nga i shoqi

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në gusht të vitit 2014, shefi i Policisë së Velipojës, Ernest Paluka u arrestua pasi kishte tentuar të puthte dhe kishte ngacmuar seksualisht një 32-vjeçare e cila kishte shkuar të denonconte dhunën nga i shoqi.
Kur emigrantja shqiptare kishte hyrë në zyrën e tij, ishte përballur me “kazanovën” e policisë. Ngjarja u trajtua si ndodhi e izoluar dhe që pas masës së arrestit me burg, askush nuk e mori më vesh çfarë ndodhi me Shefin “qejfli” të policisë së Velipojës. Asnjë reagim nga politika në Tiranë.

Agron Cane, sekretari i Koço Kokëdhimës i kërkon një gruaje seks me të bijën në këmbim të një vendi pune.

Në gusht të vitit 2014, Agron Cane, sekretari i “pashait” të jugut, Koço Kokëdhima u denoncua për ngacmim seksual nga një grua, të cilës Cane i kishte kërkuar që t’i mundësonte marrëdhënie seksuale me të bijën 14 vjeçe.
Cane thoshte në videopërgjim: “Vajza ka shumë hormone, duhet të qetësohet e të bëjë çik seks”. Ai u dënua me dy vite burg nga gjykata, ndërkohë që qeveria socialiste “lau duart” duke thënë se PS është ndryshe dhe i dorëzon njerëzit e saj.
Nuk pati asnjë hetim të thelluar mbi zyrtarë të tjerë të administratës që mund të tentonin të përdornin postin për të abuzuar.

Liza Tabaku, drejtoresha e Arsimit në Lushnje kërkonte favore seksuale për njerëz me pushtet në këmbim të vendit të punës

Tre muaj pas Canes, Liza Tabaku, drejtoresha e Arsimit të Lushnje bashkë me të birin shantazhonte mësueset dhe iu kërkonte favore seksuale për njerëz të pushtetshëm në këmbim të vendit të punës.

Socialistët që ishin në atë kohë në “dashuri” me Lëvizjen Socialiste për Integrim, thanë se Tabaku ishte “maja” e ajsbergut për ngjarje të tilla në administratë. Vetë Rama u zotua se do t’i shkohej deri në fund shkatërrimit të një sistemi të kalbur, por u mjaftua me dënimin e Tabakut me 9 vite burg. Kurrë nuk u mësuan kush ishin “klientët” me pushtet të Tabakut që kërkonin favore seksuale…

Shukri Xhelili, kryetari i Bashkisë së Dibrës kërkonte seks me një 20-vjeçare për një vend pune

Në 12 maj të 2016-ës qeveria socialiste u “tund” nga skandali i kryebashkiakut të Dibrës, Shukri Xhelili. Xhelili u publikua në media me zë dhe figurë teksa i premtonte punë një vajze 20-vjeçare, nëse ajo pranonte të kryente marrëdhënie seksuale me të.
Skandali nuk u arrit dot të izolohej dhe kryeministri urdhëroi shkarkimin e Xhelilit pak orë pas publikimit tek “Të Pa ekzpozuarit”. Xhelili u shkarkua dhe u arrestua të nesërmen, për t’u liruar nga qelia në 2017-ën. Çështja Xhelili u mbyll me një shkarkim, ndërkohë që në zgjedhjet e zhvilluara në këtë qytet, socialistët arritën sërish të fitonin këtë bashki.

Berhan Bajrakurti, akuzohet për ngacmim seksuale me video ndaj një 15-vjeçareje

Specialisti i zonës së Gruemirës është lajmi i ditës, ushqimi i faqeve të humorit dhe propagandës së shpërndarë në rrjetet sociale. U mjaftua një video e dërguar në faqen e Neësbomb.al, dhe ai u prangos, duke hedhur në kosh edhe fjalimin emocionues të gjeneralit Sandër Lleshaj në Opinion.
Kryeministri Rama nuk ka reaguar ende, ndërkohë që Lleshaj është i “detyruar” të dalë disa herë në ditë para mediave për të pastruar mjegullën e krijuar.

ME TE LEXUARAT