Videoja e Lleshajt: ‘Policët, fytyra jonë’, Vasili: Dorëhiqu pas videos së manjakut në Shkodër!

“Kur mos të më shihni mua shpesh, do më shihni tek fytyra e policëve. Shihni ata, si të jenë ata, ai jam unë. Në qoftë se do i shihni policët me krimin, dijeni që jam unë me krimin. Në qoftë se i shihni policët e dehur, dijeni se po pi unë. Në qoftë se i shihni policët e pasjellshëm, do dini që po sillem unë. Ata do të jenë fytyra jonë”. Këto janë fjalët e Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj thënë në emisionin “Opinion” që sot pas publikimit të videos së policit në Malësi të Madhe janë rikthyer në kujtesë.

Pikërisht këtë pjesë ka shkëputur kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, duke i bashkëngjitur dhe disa sekuenca të videos së policit në Malësi të Madhe për t’i kërkuar ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dorëheqjen. Madje Vasili e quan të kryer këtë pjesë

Kliko per me shume info

“Pse e vonon dorëheqjen Lleshaj? Shiheni në video se si i merr përsipër vetë përgjegjësitë ministri i brendshëm Lleshaj. Me siguri do ta ketë dhënë dorëheqjen pas ngjarjes së fundit të turpshme të policisë në Malësinë e Madhe. Ja shiheni vete ç’ka thënë i intervistuar nga Fevziu”, shkruan ai.

Edhe deputeti i LSI-së Endrit Braimllari ka publikuar videon e Lleshajt që po qarkullon në rrjetet sociale pas zbulimit dhe arrestimit të policit në Malësinë e Madhi që akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçare.

“Ku e ka degraduar Edi Rama policine e shtetit, njerez me rekorde kriminale, pedofil i emeron ne polici pasi i perdor per fushate elektorale. Ministri i Brendshem duhet urgjentisht te japi doreheqjen. Vet ka deklaruar qe ‘Nese shikoni nje polic te dehur ai jam une’. Sot kemi pare nje polic qe ngacmon seksualisht nje te mitur dhe nje komisariat i tere nuk merr persiper denoncimin e familjes se vajzes. Sot duhet te shkarkohet i gjithe komisariati dhe Ministri i Brendshem duhet te jape doreheqjen”, shkruan Braimllari.

loading...