Varka mbërrin në breg me një mesazh misterioz

Soft

Një varkë misterioze ka zbarkuar në brigjet e një fshati të vogël Irlandez. Mendohet se ka ardhur nga Kanadaja.

Kjo varkë me një madhësi të konsiderueshme besohet të jetë me energji diellore. Ajo u shfaq të dielën në Ballyglass, sipas njësisë së rojeve bregdetare të fshatit.

Nuk ishte askush në bord por në një shënim të fshehtë të shkruar brenda në varkë thuhej se i përkiste Rick Small, një aventurieri kanadez i cili vitin e kaluar përshkoi rreth 4000 milje në një biçikletë me energji diellore.

Mesazhi në letër i referohej Newfoundland, një ishulli në bregun lindor kanadez. “Unë, Rick Small, i dhuroj këtë strukturë një të riu të pastrehë për t’i dhënë atij një jetë më të mirë që qytetarët Newfondlanders zgjedhin të mos kenë! Pa qira, pa hidro.”

ME TE LEXUARAT