Rrahu mjekun e QSUT, nisin hetimet për 45-vjeçarin

Ditën e djeshme një person ka dhunuar mjekun roje të Urgjencës së Spitalit Infektiv.

Për këtë akt ka reaguar edhe Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, e cila dënon dhunën e ushtruar ndaj bluzave të bardha. Policia menjehere ka nisur hetimet.

Kliko per me shume info

Pas denoncimit policia ka nisur hetimet duke identifikuar personin që goditi mjekun me grushte për shkak të detyrës. Ai është A.M. 45 vjeç,

Njoftimi i policise


Tiranë Nga ana e Specialistëve për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr. 4, filloi procedimi penal për veprën penale “Goditje pë shkak të detyrës”, në ngarkim të shtetasit A.M, 45 vjeç, banues në Tiranë Ky shtetas rreth orës 13:30, të datës 10.02.2019, pasi ka shkuar për të vizituar një të afërmin e tij që ndodhej i shtruar në spital, në ambientet e urgjencës së Spitalit Infektiv, ka goditur me grusht për shkak të detyrës, mjekun e urgjencës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë nr.4, pasi kanë marrrë njoftim kanë shkuar menjëherë në ambjentet e urgjencës ku dhe kanë kryer të gjitha veprimet proceduriale.

Shtetasi A. M., pasi kishte goditur mjekun ishte larguar nga spitali dhe po vijon puna nga ana e Policisë për gjetjen dhe ndalimin e tij. Materialet proceduriale i janë përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

loading...