Mrekulli! Foshnja mbijeton edhe pse lindi fare e vogël

Kliko per me shume info

Një foshnjë ka kaluar çdo parashikim dhe arriti të mbijetojë, edhe pse lindi mjaft e vogël, saqë mjekët e krahasuan të madhe sa një shiringë.

Punonjësja e kujdesit Hanna Rose, 25 vjeç dhe partneri i saj, Daniel Bownes, 27 vjeç, sollën në jetë foshnjën e tyre Xhorxh, për të cilin mjekët thanë se nuk do të mbijetonte.

Kliko per me shume info

Djali i vogël, nga Nottinghamshire, peshonte vetëm 700 gram kur lindi në korrik, aq i gjatë sa një shiringë spitali.

Foshnja e vogël kaloi një infeksion të përgjithshëm dhe meningjitin, duke bërë që prindërit dhe mjekët të besojnë se ai kurrë nuk do të jetonte. Por, pas 26 javësh në spital, foshnja u dërgua mrekullisht në shtëpi.

Hanna kishte një shtatzëni normale dhe nuk përjetoi asnjë komplikacion. Por në 23 javë shtatzënë, pak para kufirit ligjor të abortit, ajo filloi të përjetonte dhimbje. 

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here