Moti i keq, termometri do të shkojë deri në -10 gradë

Aktualitet

Mesdita e së hënës ka rikthyer reshjet në të gjithë Shqipërinë. Shqipëria e mesme dhe jugu janë përfshirë nga reshjet e shiut, ndërsa veriu dhe verilindja nga dëbora.

Sinoptikanët parashikojnë që sistemi i reshjeve të intensifikohet në orët e para të së martës. Po ashtu edhe temperaturat kanë regjistruar rënie, e cila do të vijojë gjatë gjithë kësaj jave.

Këto temperatura janë shumë më të uleta se ato që jemi mesuar të përjetojmë në muajin Shkurt, citon klan. Megjithatë sinoptikanët thonë se java e tretë e muajit Shkurt do të sjellë përmirësim të motit dhe rritje graduale të temperaturave duke i përafruar ato me stinën ku jemi.

ME TE LEXUARAT