Mediat e huaja ngrenë në piedestal Jonida Maliqin: Do këndojë shqip, jo anglisht!

Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi pritet që në muajin maj të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision me këngën “Ktheju tokës”.

Siç është raportuar para disa kohësh festivali do të mbahet në Tel Aviv, ndërkohë së fundmi këngëtarja shqiptare është prezantuar edhe nga gazeta e madhe izraelite “Yediot Ahrnot”.

Kliko per me shume info

Jonida është përshkruar nga gazeta në fjalë si një përfaqësuese me përvojë dhe e suksesshme.

“Izraelisot.com” ka përkthyer në shqip versionin hebraisht të shkrimit dhe e ka titulluar kështu: “Njihni kundërshtarët e Izraelit në Eurovizion.”

“Me përvojë. Pas përfaqësueses së Shqipërisë, Jonida Maliqi, qëndron një karrierë e suksesshme në vendin e saj. Ajo është një këngëtare e mirënjohur dhe prezantuese televizive, rruga muzikore e së cilës filloi në festivalet e ndryshme të Këngës Shqiptare qysh në moshën 13-vjeçare dhe është rikthyer atje disa vite me vonë. Festivali është kompeticioni më i madh muzikor i vendit dhe vitet e fundit fituesit zgjidhen për të marrë pjesë në Festivalin Europian të Këngës. Maliqi sjell një stil vendas të të kënduarit, dhe ndryshe nga pjesëmarrësit e tjerë ajo nuk këndon në anglisht. Gjatë karrierës së saj ajo ka marrë gjithashtu pjesë në disa muzikalë dhe ka qenë në jurinë e ‘The Voice’ në Shqipëri”, ka shkruar “Yediot Ahrnot”.

loading...