Jose Mourinho do të nisë program televiziv në RT

Ish-menaxheri i klubit anglez të futbollit Manchester United, Jose Mourinho, do të jetë nikoqir i programit të tij televiziv në kanalin rus RT, i cili deri vonë është njohur si Russia Today.

Mourinho, 56 vjeç, do të ofrojë analiza për lojërat e Ligës së Kampionëve.

Kliko per me shume info

“Do të flas për futbollin në RT. Çfarë tjetër keni menduar se do të bëj”, tha ai në një video promovuese.

Mourinho ka punuar si ekspert për rrjetin RT, me seli në Moskë, gjatë Kupës Botërore 2018, e cila është mbajtur në Rusi.

Ai është shkarkuar nga Manchester United në dhjetor, pas dy vjetësh në këtë klub, për shkak të, siç është thënë, një periudhe zhgënjyese me rezultatet.

“Doja një sfidë të re. Jam mësuar t’i befasoj njerëzit”, tha Mourinho.

Programi i tij televiziv do të nisë më 7 mars.

RT, rrjet televiziv i mbështetur nga Kremlini, është i disponueshëm në më shumë se 100 vende.

loading...