Zbuloi tradhtinë e partneres dhe e quajti ordinere, reagon ish-e dashura e Rezart Veleshnjës

Showbiz

Aktorit të njohur të humorit Rezart Veleshnja duket se nuk po i ecën në sferën e romancës.

Pas një lidhje që zgjati dy vjet me grimieren e filmave aksion, Pranvera Metolli, Rezi duket se nisi një tjetër histori dashurie.

Vetë aktori konfirmoi se fejesa me Pranverën ishte prishur, para se të na prezantonte me dashurinë e tij të re:

“Është e vërtetë që jemi ndarë. Ishte për arsye pune dhe mospërputhje oraresh. Ajo është gocë e përkryer dhe unë e kam xhan, edhe pse ajo është rritur në një ferrë të madhe. Unë kuptova njëherë e mirë shprehjen se nga ferra mbin trëndafili”, tha asokohe aktori.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

ME TE LEXUARAT