Vuçiç: Protestat kundër meje i ka organizuar dikush nga Kosova

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, pretendon se organizatorët e protestave kundër tij në Beograd gjenden në Kosovë. “Mjafton t’i shohësh raportimet e mediave në Kosovës, dhe është e mjaftueshme të zbulosh se kush qëndron prapa atyre protestave, dhe kush e do rrëzimin tim, është shumë e qartë”, ka thënë presidenti serb, shkruan Tanjug.

Sipas presidentit serb mediat shqiptare kanë manipuluar edhe numrin e protestuesve. Vuçiç thotë se është e rëndësishme të dihet se pse këto protesta janë organizuar në momentin që Prishtina e ka vendosur taksën.

Kliko per me shume info

Teksa ka folur për protestat e organizuara në veri të Kosovës kundër tij, Vuçiç u ka thurur lavde serbëve të kësaj pjese, duke përmendur numrin e vogël të protestuesve që kanë dalë. “Pse nuk po protestojnë kundër taksës. Serbët në Kosovë janë më të mirët, dhe jam shumë i lumtur për këtë”, ka shtuar tutje Vuçiç.

Në Serbi ka disa muaj që janë duke u organizuar protesta kundër pushtetit të Aleksander Vuçiçit. Një nga kërkesat e protestuesve ka qenë edhe zbardhja e vrasjes së Oliver Ivanoviçit.

loading...