Pasi mohoi lidhjen, Bora Zemani dhe Donald Veshaj kapen mat

Pas ndarjes nga DJ-i Vin Veli, moderatorja Bora Zemani u përfol për një romancë të re në jetën e saj.

Sipas mediave Bora Zemani ka nisur një lidhje me aktorin e humorit, Donald Veshaj, por ende pa u përhapur mirë ky lajm, moderatorja e njohur shqiptare mohoi gjithçka.

Kliko per me shume info

Në një intervistë për ‘Revista Class’, Bora e mohoi të jetë e lidhur duke u shprehur se nuk ka asgjë të re në jetën e saj.

“Nuk ka asgjë të re në jetën time. Kur të ketë diçka, do e merrni vesh, por për momentin jam vetëm”, u shpreh Bora.

Por, sipas Panorama Plus, çifti janë në një lidhje dhe kanë hapur një kapitull të ri në jetën e tyre.

Ata janë parë së bashku në ambjente të ndryshme. Më e fundit ka qenë në mbyllje të Festivalit të Këngës së RTSH-së.

Thonë që ku ka zë nuk është pa gjë, e megjithatë moderatores dhe aktorit do t’ju duhet të reagojnë sërish.


loading...