“Nuk është shqiptar i vërtetë”, Panuçi refuzon të ftojë mbrojtësin nga Kosova

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Cristian Panucci i ka mbyllur derën mbrojtësit nga Kosova, Loret Sadiku.

Në emisionin ‘Zona gol’ në Supersport, tekniku italian u shpreh se ka diskutuar me 27-vjeçarin që aktivizohet në kampionatin turk me Kasimpasa, porse ai nuk është treguar korrekt.

Kliko per me shume info

“Loret Sadikun unë e grumbullova, e telefonova, më tha që do të mendohem dhe më pas nuk u bë i gjallë, dhe sigurisht për mua futbollistët që nuk duan të luajnë për kombëtaren, për mua është punë e kryer. Duhen shqiptarë të vërtet, që të jenë serioz, që e duan Shqipërinë dhe dëshirojnë të shkojnë në Evropë, pra nuk dua të punojë me ata shqiptarë”, ka deklaruar Panucci, që shtoi se planifikon të ftojë në ekip mesfushorin e Partizanit, Jasir Asani.

Sadiku, pak dite më parë gjithashtu paditi në FIFA federatë shqiptare, pasi pretendon se ajo nuk e lejon të aktivizohet me Kosovën.

loading...