Kukësi ndalet nga Tirana, Luftëtari-Flamurtari e mbyllin pa gola

Klubi i Tiranës duket se është në një formë mjaft të mirë dhe këtë e vërtetoi ndeshja e sotme kundër  Kukësit nga e cila arriti të marrë një rezultat pozitiv.

Ndeshja u mbyll me rezultatin minimal 0-1 pavrësisht se ajo ishte parashikuar si favorizuese për ekipin verilindor të cilët gjatë lojës shpërdoruan disa raste mjaft të mira për të shënuar.

Kliko per me shume info

Albi doka ishte futbollisti bardhebli i cili në minutën e 86 pas një sfide mjaft të vështirë për të dyja skuadrat ndryshoi rezultatin duke e kaluar ekipin kryeqytetas në avantazh dhe duke bërë që e gjithë sfida të mbyllej me këtë gol.

Ndërkohë që Tirana po largohet nga zona e rrezikut, kukësi mbetet me një diferencë prej 8 pikësh nga Partizan.

Tre pikat e humbura sot në Kamëz janë një goditje e fortë për ekipin verilindor. Gjatë ditëss ë sotme u zhvillua gjithashtu në Gjirokastër edhe sfida midis Luftëtarit dhe Flamurtarit e cila u mbyll barazim pa gola.

loading...