Tregtari i ankohet Bashës: Njerëzit s’kanë lekë, duan bukë falas

Kreu i PD, Lulzim Basha vijon turin e takimeve me qytetarët në qytete të ndryshme të vendit. Gjatë takimeve me qytetarë dhe biznese në Gjirokastër, Basha i ka ftuar ata të marrin pjesë ne protestën e 16 shkurtit në Tiranë kundër kësaj qeverie. Një tregtar i një furre buke iu ankua Bashës se shumë dyqane janë mbyllur dhe njerëzit duan bukë pa lekë për shkak të varfërisë.

Basha u shpreh se qeveria nuk u shtrin dorën shqiptarëve dhe i ka mbytur me taksa prandaj duhet t’i jepet fund këtij sistemi duke protestuar në 16 shkurt në Tiranë.

Kliko per me shume info

Tregtari: Produkti na pëlqehet, por lek nuk na mbetet. Kemi më shumë shpenzime. Papunësi, shumë dyqane janë mbyllur. Ka shumë të mbyllura. Njerëzit nuk kanë lek. Vijnë dhe duan bukë pa lek.

Basha: Problemi është se kemi një qeveri e cila nuk mendon t’i jap dorë biznesit, t’i shtrihjë dorën konsumatorëve dhe njerëzve në nevojë, por vetëm të rrisë taksat dhe po i shkatërron. Me çmimin më të lartë të naftës në Europë, në popullin më të varfër të Europës. Me çmimin më të lartë të energjisë në rajon, në një kohë që e prodhon me koston më të ulët sepse e prodhon nga hidrocentrali shumicën.

Me taksat më të larta, 9% Maqedonia, 9%Mali i Zi, 15% Shqipëria. Ky ka mbledhur 2 miliard euro më shumë nga bizneset, nga qytetarët. Këto para nqse nuk ktrhehen në ekonomi, por në investime lluksi dhe skema si tek Unaza dhe koncesione në shëndetësi dhe në katër-pesë duar, kjo ndjehet tek konsumatori. Punësimi nuk është rritur por ka rënë. E tha ai miku gjerman. Nuk është ulur papunësia, është ulur popullsia.Ne do të stabilojmë ekonominë duke ulur çmimin e naftës, ulur çmimin e energjisë duke venmdosur një sistem të ndershëm për biznesin e vogël.

Në rastin tënd, ajo që ne propozojmë është që të hiqesh nga skema e TVSH, i gjithë biznesi i vogël që është poshtë 140 milionë lek të vjetra në vit, të hiqet nga skema e TVSH-së. Tatimi total që të paguash ti si biznes është 0.5% e xhiros vjetore. Asgjë më shumë. Të eleminohen të gjitha tarifat e tjera, lokale dhe qëndrore. Do të të vendoset një pullë fiskale që do të thotë se ti e ke paguar këtë 0.5% të tatimit të xhiros vjetore dhe nuk lejohet asnjë lloj inspektori këtu brenda.

loading...