“Ose e imja, ose e askujt”, i dashuri “perfekt” i merr jetën vajzës me 75 goditje

Mendonte se ishte i dashuri perfekt, deri në momentin që e la. Joshua Stimpson vrau me 75 goditje thike ish-të dashurën e tij, Molly McLaren, 23 vjeçe, pasi e reja donte që të ndahej prej tij.

Dy të rinjtë ishin njohur në rrjetin social Tinder në vitin 2016 dhe menjëherë mes tyre lindi një lidhje e ngushtë, pasi që të dy kishin probleme me ankthin dhe së bashku u ndjenë më të fortë.

Kliko per me shume info

Molly ishte e bindur se kishte gjetur njeriun e jetës, pasi ai kishte qenë gjithnjë i ëmbël dhe i kujdesshëm me të, deri kur gjërat ndryshuan. Joshua nisi të ishte i fiksuar, kontrollonte në çdo moment vajzën dhe xhelozia e tepërt, bëri që vajza ti japë fund lidhjes.

Por 26-vjeçari u ndje i tradhtuar nga vajza dhe kështu nisi që ta përndiqte. Kështu ai e vrau në një parkim në Chatham në Kent të Britanisë së Madhe, pas një debati mes tyre. Ishin kamerat e sigurisë ato që fiksuan krimin, ku i riu nuk mohoi për asnjë moment, shkruan noa.al.

Ai tha në polici se “Molly ose do ishte e imja, ose e askujt tjetër”. Krimi i rëndë ndodhi në 29 qershor të vitit 2017, por këtë javë u dha një dokumentar lidhur me historinë e të rinjve, si mesazh sensibilizimi lidhur me fenomenin e përndjekjes.

loading...