Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

“Mall me shumicë e 13 mijë euro”, si u arrestua shqiptari në Itali

Një 33-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije është arrestuar në Riviera në rajonin Liguria të Italisë.

Arrestimi i të riut erdhi pas një kontrolli rutinë të karabinierëve të cilët dyshuan fillimisht tek shqiptari ndërsa më pas kontrollet vijuan edhe në shtëpinë ku ai banonte.

33-vjeçari është arrestuar gjatë ditës së djeshme, por rasti është bërë publik sot në media nga autoritetet policore.

Pas kontrolleve në shtëpinë ku banonte shqiptari, karabinierët gjetën 200 gram hashash dhe 11 gram kokainë si dhe një shumë parash prej 12,700 euro.
Capture

Kjo shifër e bllokuar dyshohet se ka burim të paligjshëm dhe për këtë, autoritetet kanë nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e të shkuarës së shqiptarit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet