Kryemadhi: Si i vodhën miqtë e Ramës 4,4 milionë euro për katër orë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi takoi nga afër edhe përfaqësuesit e forcës politike që përfaqëson. Nga ky qytet, ajo nuk nguroi të ironizojë kryeministrin e vendit Edi Rama.

“Dëgjoja dje se si ulërinte këtu nga Korça dhe thoshte se çdo të enjtë do shkojmë të flemë me qentë dhe do marrim pleshta në Parlament. Fliste parlament ku bleu vota për të krijuar qeverinë e qenve”, tha ajo.

Kliko per me shume info

Kryemadhi foli edhe për një episod, që e quajti skandal përmes të cilit tha se shqiptarëve i janë vjedhur për 4 orë 4,4 mln euro.

“Pak ditë më parë ka ndodhur një vjedhje spektakolare. Po e sqaroj këtu nga Korça. Ju e dini që kemi një ndërmarrje që quhet KESH që detyrohet t’ja shesë OST energjinë dhe OST ia transmeton OSHEE. Qeveria jonë me dy individë, miq të Ramës ja blenë KESH me 39 euro megavatin dhe pas 4 orësh ia shitën OST me 49 euro megavatin. Pra për katër orë iu kanë vjedhur 4,4 mln euro shqiptarëve,- tha ajo.

Kryemadhi gjeti rastin për të ftuar çdo shqiptar në protestën e madhe të opozitës më 16 shkurt. Ajo tha se bëhet fjalë për protestën e halleve të çdo qytetari, ku do t’i jepet fund njëherë e mirë qeverisë së Ramës.

FJALA E Kryetares se LSI:
Faleminderit që keni ardhur sot këtu. Në fakt për mua është një nga takimet më të mëdha në Korçë. Falenderoj të gjithë pjesëmarrësit e këtij takimi. Falenderoj LRI-në, LGI-në, LSI-në, falënderoj të gjithë ata të rinj që janë sot këtu, por mbi të gjitha falënderoj dhe popullin e Korçës që pak më përpara ishin në një protestë, dhanë një mesazh shumë të qartë. Dhanë një mesazh shumë të qartë për të thënë që Korça, qyteti i kulturës, qyteti i arsimit që për hir të së vërtetës është një qytet që në boshtin kryesor të saj ka paqen, ka mirëkuptimin, ka urtësinë. Ka ardhur momenti të mbushë rrugët e Korçës, të kësaj Korçe të bukur, por të bukur nga shpirti sepse po ta shikosh ekonomia është e zymtë. Kur del korçari në protestë do të thotë që nuk mban më. Që të dalë korçari në protestë për arsye ekonomike do të thotë se situata është shumë e rëndë. Korçarët që kanë qenë njerëzit më punëtorë, korçarët, të cilët kanë mbajtur ekonominë shqiptare, kanë mbajtur arsimin shqiptar, kanë mbajtur kulturën shqiptare ndihen sot më të rrezikuar se kurrë. Ndihen sepse djemtë dhe vajzat e Korçës çdo ditë e më shumë nga Korça, por kur largohesh nga Korça largohesh dhe nga Shqipëria. Ndihet ekonomia e Korçës më e rrezikuar se kurrë sepse çdo do të e më shumë po mbyllen bizneset, falimentojnë për shkak të taksave të larta, për shkak të ambientit mbytës që është krijuar nga tatimet, nga shteti nga qeveria.


Dëgjoja dje paktin për Universitetin, dhe ndërkohë që po flitej për paktin për Universitetin shikoja që përballë Kryeministrit qëndronte një grua, e cila është akuzuar për vjedhjen e votave në 2017. Sesi merrte dhe transformonte votën në kutinë e votimit, me zë dhe me figurë. Por nuk u përgjigj asnjëherë përballë drejtësisë për mashtrimin dhe për vjedhjen, dhe për këtë vepër penale që bëri.
Dëgjoja sesi ulërinte kryeministri kur thoshte se çdo të enjte do të shkojmë të flemë me qentë dhe do të marrim pleshta. Pra e quante Parlamentin koliben e qenve. Atë Parlament për të cilin ai nuk la kriminel pa nxjerrë nga skutat, nuk la para droge pa nxjerrë nga xhepat e tij për të blerë votat dhe për të pasur 74 mandatet e tij, në mënyrë të tillë që të krijonte qeverinë e qenve dhe pleshtave të qenve. Ky vjen dhe flet në Korçë për arsimin, kur ne e dimë shumë mirë që të flasësh për arsimin në Korçë duhet të jesh shumë i kujdesshëm. Mbi të gjitha duhet ta kesh në gen arsimin. dhe jam e bindur se dhe shumë profesorë, pedagogë apo dhe intelektualë janë shumë të vëmendshëm kur vijnë në Korçë dhe flasin për arsimin, edhe pse Universiteti i Korçës sot ka shtresën më të varfër të studentëve pranë tij, për shkak të varfërisë që ka pllakosur jo vetëm Korçën, por të gjithë Shqipërinë, të flasësh për universitetin në Korçë në fakt është një mision që duhet ta bëjmë të gjithë. Sepse këtu është hapur dhe shkolla e parë shqipe dhe ajo nga e cila ne duhet të mësojmë të gjithë është që duhet të jemi shumë të kujdesshëm me arsimin. Arsimi është e ardhmja e një vendi. Nëse ne nuk do të kemi një sistem arsimor, ku mbi të gjitha garanton jo vetëm edukimin, por garanton zhvillimin e një kombi, ne do ta kemi shumë të vështirë.


Të gjithë kemi dëgjuar për rastin e vajzës në Kavajë, që është i tmerrshëm. Është e tmerrshme për vajzën, por është e tmerrshme dhe për djemtë që bënë veprën penale, sepse edhe ata fëmijë janë. Pra nuk është problemi vetëm tek veprimi, është problemi tek sistemi që e lejon dhe e edukon një vepër të tillë. Është problemi tek mënyra dhe mentaliteti që është instaluar në mentalitetin e fëmijëve dhe të rinjve shqiptarë. Sepse normal, që të përdhunosh nuk është vepër penale për Rilindjen, sepse përdhunuesit, të dënuarit për përdhunim dhe prostitucion i kemi sot Kryetarë Bashkish, deputetë, të cilët përfaqësojnë Rilindjen e Edi Ramës. Dhe normalisht që kjo ju duket një gjë normale dhe vazhdon veprimi përdhunues akoma më shumë kur identifikohet fytyra dhe personi. Prandaj problemet që ka sot shoqëria shqiptare janë kaq shumë saqë nuk di ku ta fillosh e nuk di ku ta mbarosh. Dhe kjo vjen si rezultat i instalimit të kësaj kaste kriminale që jo vetëm po i varfëron shqiptarët çdo ditë e më shumë, por po ju merr dhe atë moment të fundit që është shpresa. Është shumë e kollajshme të bësh politikë. Dhe të flasësh për politikë si në çdo vend tjetër të Europës apo të botës, është kur ti flet për politika zhvillimore të vendit. Për ekonominë, për arsimin, për shëndetësinë, apo për infrastrukturën dhe rritjen çdo ditë e më shumë të teknologjisë. Sot në Shqipëri e kemi një problem shumë të madh. Unë jam e bindur qe të gjithë ju që paguani sot energjinë elektrike, paguani më shumë se ç’keni paguar më para. Jam e bindur se sot të gjithë në Shqipëri, por edhe në Korçë, ata që kanë një rrogë minimale, kanë po të njëjtën rrogë, të ardhura, por paguajnë më shumë energji elektrike, paguajnë më shimë taksa. Paguajnë më shtrenjtë bukën, vajin, sheqerin dhe orizin. Sepse janë rritur taksat, janë rritur detyrimet ndaj shtetit, por pagat jo vetëm që nuk janë rritur por janë zhvlerësuar çdo ditë dhe më shumë. Do të thotë që pensionist që merr 180 mijë lekë të vjetra, përveç se duhet të marrë ilaçet për të shtyrë ditët e tij. Ai duhet të paguajë më shumë drita se më parë, do të paguajë më shumë ujë se më para. Do të paguajë taksën e pronës, do të paguajë 5 mijë lekëshin për arsimin që duhet ta paguajnë gjithë shqiptarët. Do të paguajë për pastrimin, gjelbërimin , tabelat e kështu të gjitha me radhë.
Dhe në 180 mijë lekë të vjetra që merr një pensionist, ai që 180 mijë lek do ti paguaj taksa shtetit. Me çfarë do të jetojë ky? Atëherë ai pret që fëmijët e tij ti sjellin diçka, por jo të gjithë fëmijët e shqiptarëve kanë mundësinë për ti mbajtur prindërit e tyre. Sepse varfëria ka pllakosur jashtëzakonisht shumë. Dëgjonim dje se si duan ta çojnë moshën e pensionit në 70 vjeç. Ka edhe njerëz që janë edhe 70 vjeç dhe kanë fuqi për të punuar. Por a është e drejtë kjo? Jo vetëm që nuk është e drejtë, por kjo është grabitje. Mbasi ju ka grabitur shqiptarëve pensionet, kontributet dhe paratë e tyre kanë shkuar për të blerë kolltuqe, makina, bileta avioni për qeveritarët, më pas thotë kam vendosur që moshën e pensionit ta çojë në 70 vjeç. Ndërkohë që takon një djalë të ri dhe kur i flet për pensionet thotë: po unë të fillojë punë njëherë! Kam 10 vjet që kam mbaruar shkollën dhe nuk kam filluar punë. Të fillojë punë unë njëherë, pastaj të flasim për pensionet. Pra kemi krijuar një situatë të mungesës së shpresës, ku njerëzit, të rinjtë dhe të rejat nuk besojnë që do të kenë mundësinë për të dalë në pension në Shqipëri, dhe jo më të fillojnë dhe të hyjnë në skemën e kontributeve. Mund të flasim pafundësisht për gjëra të tjera, që vijnë njëra pas tjetrës.
Nuk e di nëse keni dëgjuar, por pak ditë më parë qeveria shqiptare ka bërë një vjedhje spektakolare. Por sigurisht që njerëzit janë aq të lodhur nga varfëria e tyre, saqë nuk janë të vëmendshëm. Këtu nga Korça po bëj sqarim edhe për qytetarët e tjerë shqiptarë. Ju e dini që kemi një ndërmarrje që quhet KESH, Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare, e cila është e detyruar që energjinë elektrike që prodhon t’ia shesi OST-së, Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, dhe OST-ja ja transmeton OSSHE-së, aty ku ne paguajmë energjinë elektrike. A e dini se çfarë ka bërë qeveria jonë? Qeveria jonë me dy individë, që janë miq të kryeministrit ja blen KESH-it energjinë elektrike me 39Euro megavatin dhe pas 4 orëve ja shet OST-së me 49 euro Megavatin. Kjo çfarë do të thotë? Do të thotë që këta dy individë, që nuk janë asgjë, jo vetëm që kanë shkelur ligjin, por i kanë vjedhur për katër orë, 4.5 milion euro shqiptarëve, ju që paguani energjinë elektrike, ju që paguani më shtrenjtë energjinë elektrike, ju që nuk keni bukë të hani dhe nëse nuk e paguani energjinë elektrike. Ai të merr dhe të fut në burg. Ndërsa miqtë e kryeministrit për 4 orë vjedhin pa pikë turpi 4,5 milionë euro. Kjo është qeveria që shqiptarët nuk e kanë votuar më 25 qershor, por kjo është qeveria që kriminelët dhe trafikantët e drogës nxorën paratë nga xhepat e tyre, më urdhër të Edi Ramës për të intimiduar njerëzit, për të blerë votat, për të kërcënuar njerëzit dhe për të grabitur pushtetin e shqiptarëve dhe për ta pasur ata në dorë.


Prandaj 16 shkurti nuk është vetëm protestë e opozitës. Sepse po të ishte protestë e opozitës nuk do të kishim këtë situatë që është sot në Shqipëri. 16 shkurti është protestë e të gjithë qytetarëve shqiptarë. Dhe unë jam e bindur që më 16 shkurt pjesa më e madhe e protestuesve do të jenë socialistët e ndershëm. Do të jenë socialistët e ndershëm të cilët nuk e gjejnë veten të përfshirë në të gjithë këtë zullum të Edi Ramës, por duan që t’i kthehet identiteti dhe integriteti i tyre. Prandaj më 16 shkurt nuk janë vetëm banorët e Unazës së Re, të cilët duan t’i prishin shtëpitë e tyre që kanë 27 vjet që paguajnë taksa qeverisë shqiptare. Edhe pse qeveria shqiptare nuk ua ka legalizuar për 27 vjet shtëpitë e tyre, ata kanë 27 vjet që paguajnë taksat: dritat, ujin, taksë gjelbërimi, taksë pastrimi, taksë arsimi. Sepse janë qytetarë të Tiranës dhe në këtë moment shtëpitë e tyre janë të legalizuara.
Jo vetëm ata, do të jenë edhe ata studentë të cilët prej 67 ditësh mbajtën protestën ndezur dhe i dhanë një mësim të mirë jo vetëm opozitës, por të gjithë popullit shqiptar. Që po të protestosh fiton të drejtat e tua. Dhe ata kanë fituar një pjesë të kërkesave të tyre. Sepse vetëm 5 mijë studentë në shesh të vendosur rrëzuan 90% të qeverisë së Edi Ramës. Por mendoni sikur të jenë të gjithë shqiptarët në protestë, më 16, më 17, me 18, si të kenë dëshirë ata. Mendoni se çfarë do bëjë ky trimi i madh me krahë shumë, që quhet Edi Rama dhe është frikacaku më i madh, mendoni se çfarë do të ndodhë me të. Ky njeri ka frikë nga njerëzit. Ky njeri ka frikë nga protesta. Ky njeri ka frikë nga qytetarët e tij. Por ne nuk do ta lëmë këtë njeri frikacak që të marrë të ardhmen e shqiptarëve dhe ta shkatërrojë.


Ne do të kërkojmë largimin e tij si koka e krimit të organizuar, si përfaqësues i krimit të organizuar në Shqipëri. Për tu krijuar shqiptarëve ambientin për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme. Sepse këtu fillon demokracia që është sot në diskutim më shumë se kurrë. Nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, shqiptarët do të kenë një qeveri që nuk ka rëndësi se emër të kujt ka, por një qeveri që iu garanton atyre barazi, në ekonomi, në arsim, në shëndetësi, kudo në shoqëri. Sepse vetëm kjo do të krijojë mundësinë për tu zhvilluar më shumë. Ne kemi nevojë që të rinjtë të kthehen në Shqipëri, sepse vetëm ata mund ta bëjnë Shqipërinë. Ne kemi nevojë për të rinjtë shqiptarë që me shpresat dhe me dëshirën e tyre për të ndërtuar të ardhmen në Shqipëri, të ndërtojmë Shqipërisë si një vend evropian. Hapja e negociatave është e vetmja mundësi për ti krijuar politikës shqiptare, kornizat që ajo mos t’i thyejë më. Sepse sot kjo klasë politike të cilën e ka grabitur Edi Rama qeverinë dhe parlamentin, nuk mund të ketë të ardhme duke vazhduar dhe duke qenë fasadë e një krimineli, i cili e ka kthyer Shqipërinë në shërbim të bandave.
Prandaj 16 Shkurti nuk ka lidhje thjesht me një protestë të opozitës. 16 Shkurti është protestë e gjithë popullit shqiptar. 16 Shkurti ka një emër, ka emrin e halleve të shqiptarëve, prandaj çdo shqiptar që nuk mund të ushqejë fëmijët e tij, çdo shqiptar që nuk ka mundësi të paguajë faturën e energjisë elektrike, çdo shqiptar që nuk ka mundësi t’i blejë libra fëmijës së tij, çdo shqiptar që derdh lot në dyert e spitaleve sepse nuk ka para për të paguar për mjekët dhe për ilaçet, çdo shqiptar që ndihet i kërcënuar tek fëmijët e tij nga mësuesit kamikazë të Rilindjes, çdo shqiptar që nuk ma mundësi të paguajë taksat të larta të qeverisjes së Edi Ramës, çdo shqiptar që ndihet i frustruar dhe i zemëruar me qeverisjen e tij për shkak të pamundësisë ekonomike, çdo nënë dhe çdo baba që do të ketë fëmijën e tij pranë, çdo pensionist që ndihet i grabitur në pensionet e tij, çdo biznesmen që ndihet i kërcënuar nga taksidarët e Edi Ramës, çdo ish-biznesmen që ka falimentuar. Të gjithë me 16 Shkurt për t’i thënë kësaj kaste që ne nuk pranojmë dhunimin tonë. Për të gjithë ato nëna të veshura me të zeza, të cilat nuk gjejnë dot fëmijëve të tyre, që i kanë zhdukur fëmijët e tyre krimi i organizuar apo trafiku i drogës të jenë atje për t’i dhënë dërrmën dhe për të treguar se fundi i këtij kryekrimineli që ka marrë peng Shqipërinë dhe shqiptarët që ka marrë peng të ardhmen e shqiptarëve i erdhi fundi dhe duhet të largohet. Për ta bërë mësim këtë shembull, jo vetëm për këtë, por për çdo politikan, për çdo Kryeministër, për çdo parti politike që do të vijë në pushtet, kush kërkon të grabisë të ardhmen e shqiptarëve do të ketë fundin më të tmerrshëm që ka pasur çdo diktator. Sot shqiptarët duhet të marrin fatet e tyre në dorë. Fatet e shqiptarëve nuk mund ti mbajë në dorë politika, fatet e shqiptarëve janë në duart e shqiptarëve. Prandaj të gjithë së bashku për të rrëzuar dhe për tju krijuar shqiptarëve dhe për tju kthyer shqiptarëve shpresën që Shqipëria është shtëpia e tyre, që Shqipëria është një vend evropian dhe e ardhmja e shqiptarëve është vetëm Bashkimi Europian dhe asnjë e ardhme tjetër. Unë ju uroj gjithë të mirat, zoti ju ruajt ju dhe familjet tuaja. Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja. Zoti bekoftë rininë shqiptare, sepse vetëm ajo mund ta bëjë këtë vend.

loading...